GJERMANI – Partia e djathtë ekstreme AfD nën mbikëqyrje federale

BERLIN, 3 mars /ATSH-ANSA/ – Shërbimet e brendshme gjermane e kanë klasifikuar partinë e ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) si një rast të dyshuar dhe vendosën ta mbajnë nën një vëzhgim federal.

Sidoqoftë, mbikëqyrja ka kufizime, pasi shërbimet sekrete gjermane tani për tani po limitohen duke vënë nën kontroll deputetët e partisë në nivelin rajonal, federal dhe europian.

Ky kontroll do të jetë efektiv edhe për kandidatët e kësaj partie për zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit 2021.

Gjykata gjermane ka gjobitur disa herë partinë e së djathtës ekstreme.

Vitin e kaluar ”Alternativa për Gjermaninë” u gjobit 402 900 euro (455 000 dollarë) për financime të paligjshme.

Ajo shpesh herë është shndërruar në një problem për sigurinë publike. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.