Ballina Flash

Noka në Vorë: Në 25 Prill merr fund qeveria e mafies së ndërtimit

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Banorët e një pallati në Vorë takuan drejtuesin politik të PD në Vorës, Flamur Noka.

Një banor tregon për vendimin e prishjes që sapo u ka ardhur nga bashkia, pavarësisht se pallati i tyre nuk ka asnjë dëmtim.

Për Flamur Nokën skenari i qeverisë për të prishur pallatet pa shpronësuar më parë banorët, është korruptiv dhe mafioz.

“Pallati s’është dëmtuar nga tërmeti dhe duan ta prishin se duan të ndërtojnë diçka tjetër, këtu është mafie. Kjo është të tallesh dhe të përbuzësh qytetarët e vendit tënd. Kanë pasurinë e një jete dhe vetëm se mafia ndërtimit i kanë vënë syrin këtij vendi këtu, do ta rrëzojmë do ta ndryshojmë, sepse s’mund ta vjedhin këtë pronë që e keni bërë me mund me djersë, gjak dhe sakrificë. Një njeri lufton një jetë të tërë për të pasur një shtëpi dhe vjen dita që mafia e ndërtimit i ka vër syrin këtu kjo do të marrë fund më 25 prill”, u shprehe Noka.

Gjatë bisedës me banorët, u theksua se në projektin e rindërtimit janë bërë edhe prishje të tjera të banesave të padëmtuara. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë 25 prill vendosim nëse Shqipëria do të ecë përpara, apo do të zhytet në gropën e asaj politike që na çoi në buzën e humnerës para 7 viteve
Artikulli tjetërLondra kapërcen Nju Jorkun, më shumë milionerë sesa në metropolin amerikan