Ballina Bota

BM – Rritje e lartë e infektimeve me COVID-19 në disa zona

LONDËR, 28 shkurt /ATSH/ – Disa zona në Britaninë e Madhe po shohin një rritje të mprehtë të niveleve të infektimeve të reja të COVID-19, tha zëvendëskreu mjekësor i Anglisë, prof Jonathan Van-Tam, sipas BBC.

“Në disa pjesë të BM, shkalla e rasteve po ndryshon, megjithëse ngadalë, në drejtimin e gabuar”, tha Van-Tam në informimin për Downing Street.

“Nuk e kemi fituar ende betejën”, shto ai, duke paralajmëruar për të mos i lehtësuar rregullat shumë herët.

Megjithëse nivelet e COVID-19 po bien në pjesën më të madhe të BM, ka disa zona të nxehta që po tërheqin trendin, si në Midlands, në bregun lindor dhe perëndimor të Anglisë dhe në disa pjesë të Skocisë dhe Irlandës së Veriut.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se “qëllimi është dalja nga bllokimi së bashku si një komb”, por nuk përjashtoi vendosjen e masave të tjera, nëse është e nevojshme./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Deputeti që duam”/ Balla këshillë kandidatëve të rinj: Marrëdhënien më të ngushtë ruajeni me zgjedhësit, asnjëherë mos e ndërprisni komunikimin me ta
Artikulli tjetërNë 25 prill vendosim nëse Shqipëria do të ecë përpara, apo do të zhytet në gropën e asaj politike që na çoi në buzën e humnerës para 7 viteve