Ballina Bota

GJERMANI – Berlini miraton sulmin amerikan në Siri

BERLIN, 26 shkurt /ATSH-ANSA/- Qeveria gjermane mbështet ndërhyrjen ushtarake të SHBA në Siri, e para nën presidencën e administratës së re të Biden, deklaroi zëdhënësja e qeverisë Ulrike Demmer, në konferencë për shtyp në Berlin.

”Operacioni aemrikan ishte një reagim i vetëmbrojtjes si përgjigje ndaj sulmeve ndaj koalicionit anti-ISIS në Irak, sulme të cilat ne i dënojmë ashpër”, saktësoi zëdhënësja.

”Sulmet ndaj trupave ndërkombëtare janë të papranueshme sepse ato kërcënojnë progresin në stabilizimi i Irakut”, shtoi ajo.

Të paktën 22 luftëtarë irakianë, të cilët i përkasin grupeve militante pro iraniane, u vranë pas sulmeve amerikane në Sirinë Lindore, tha një grup monitorues.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britaninë e Madhe tha se sulmet synuan tre kamionë municionesh që po lëviznin nga Iraku përmes një zone pranë kalimit të al-Qaim në provincën Deir al-Zour të Sirisë.

“Militantët e vrarë ishin anëtarë të hezbollahëve Kait’ib dhe grupeve të milicisë irakiane Hashd al-Shaabi”, tha observatori.

“Presidenti i SHBA, Joe Biden urdhëroi një sulm ajror kundër infrastrukturës së përdorur nga milicia e mbështetur nga Irani në Sirinë Lindore”, tha të enjten Pentagoni./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë grup anëtarësh të LSI-së i bashkohen PS-së/ Gjiknuri: Rritja e familjes tonë, garanci për ta bërë realitet objektivin tonë për Vlorën
Artikulli tjetërVijon vaksinimi antikovid në Arenën Kombëtare/ Të hënën mbërrijnë 15 mijë vaksina nga “Pfizer”