Një grup anëtarësh të LSI-së i bashkohen PS-së/ Gjiknuri: Rritja e familjes tonë, garanci për ta bërë realitet objektivin tonë për Vlorën

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Një tjetër grup i gjerë ish-simpatizantësh dhe anëtarësh të LSI-së vendosën të largohen nga ky subjekt duke ju bashkuar alternativës së Partisë Socialiste në Vlorë.

Lajmin e bëri të ditur deputeti socialist për qarkun e Vlorës, Daminian Gjiknuri ku u shpreh se, “bilanci i punëve të mira të bëra, projektet në zhvillim dhe ato të planifikuara janë arsye e fortë që në 25 Prill çdo qytetar i Qarkut të Vlorës të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste”.

Sipas tij, rritja e mbështetjes për familjen tonë të madhe politike është garancia më e mirë për ta bërë realitet objektivin tonë për Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm pas Tiranës

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.