Ballina Flash

Paloka nga Thumana: Dhjetëra familje jetojnë në çadra, që nga tërmeti i nëntorit

TIRANË, 14 shkurt /ATSH – I. Vata/ Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka denoncuar nga Thumana rastin e dhjetëra familjeve që jeton në çadër prej 15 muajsh, që nga tërmeti i nëntorit.

Në reagimin e tij nga Thumana, Paloka shprehet se “sot dikush i gëzohet borës e dikush mbase dhe Shën Valentinit, po nuk është kështu për familjen e Hysni Hidraliut dhe për dhjetëra familje të tjera në Thumanë e Fushë-Kruje që jetojnë ende nëpër çadra që nga tërmeti i nëntorit 2019.

“Sot vizitova disa prej këtyre familjeve që bora dhe i ftohti i kapi ende në çadër. Megjithëse Rama kishte premtuar se këta banorë brenda vitit 2020 do ishin nëpër shtëpia, ato po përballen me vështirësi të shumta, te cilave ju shtohet dhe i ftohti i këtyre ditëve”, shprehet Paloka. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBULLGARI – Dëbora krijon tetë kilometra trafik dhe mbyllje pikash kufitare
Artikulli tjetërZgjedhjet në Kosovë, 32 % e qytetarëve kanë votuar deri në orën 15:00