PRISHTINË, 14 shkurt /ATSH/ Sipas të dhënave që ka publikuar KQZ e Kosovës, qendrave të votimit u janë drejtuar 32.32 % e qytetarëve për të hedhur votën e tyre deri në orën 15:00.
Të dhënat u bën të ditura në konferencën e tretë të Komisionit Qendror Zgjedhor.
“Duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga Qendrat e Votimit numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 32.32% apo 567 mijë e 934 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 votues. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019, kishin votuar 29.28% e votuesve apo 554 mijë e 750 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues”, tha kryesuesja e KQZ-së Valdete Daka. /KosovaPress/
























