Ballina Flash

Termocentrali iranian merr flakë nga… një mace!

TEHERAN, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Sipas një njoftimi të medias lokale, një termocentral në Iranin jugor u përfshi sot nga një zjarr i madh, incident që u shkaktua nga një mace.

Sipas raportimeve, macja ka hyrë në termocentral gjatë natës dhe i është drejtuar zonës së kutisë së sigurisë.

“Me sa duket kjo ka shkaktuar një qark të shkurtër dhe një zjarr kabllor që, përfundimisht, është shndërruar në flakë të mëdha zjarri”, thanë burimet lokale.

Zjarrfikësit arritën ta shuanin zjarrin, por termocentrali u desh të mbyllej për disa orë, duke lënë 10 000 banorët pa energji elektrike./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Rama e ka lënë Shqipërinë në baltë
Artikulli tjetërKosovë/ 290 raste të reja me COVID-19 dhe 4 humbje jete