Ballina Bota

COVID-19 – Portugalia zgjat pezullimin e fluturimeve me Brazilin dhe Britaninë e Madhe

LISBONË, 13 shkurt /ATSH-AFP/ – Qeveria portugeze njoftoi sot zgjatjen e pezullimit të fluturimeve me Brazilin dhe Britaninë e Madhe deri më 1 mars, me qëllim vënien nën kontroll të shpërthimit të rasteve COVID-19 dhe përhapjen e varianteve të reja të virusit.

“Në kontekstin e situatës epidemiologjike të shkaktuar nga COVID-19 të gjitha fluturimet mbeten të pezulluara me Brazilin dhe BM”, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Portugalia i pezulloi fluturimet e saj me Brazilin dhe BM në fund të janarit për shkak të frikës së lidhur me variantet e koronavirusit të ri të zbuluar në këto dy vende, që konsiderohen se janë më infektuese.

Në lidhje me fluturimet nga Bashkimi Europian dhe zona Shengen, Portugalia vendosi të mbajë tri kategoritë e saj aktuale të masave deri më 1 mars, në varësi të numrit të rasteve të COVID-19 për 100 000 banorë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Taksimi i pagës mbi 400 mijë lekë”/ Rama publikon detaje nga Platforma “Shqipëria 2030″ dhe Plani i Veprimit 2021-2025”
Artikulli tjetërNuk do çuditem po të shoh prokuror të hequr nga vetingu, në listat e presidentit si “luftëtar i lirisë dhe i integrimit”