Ballina Aktualitet

Nuk do çuditem po të shoh prokuror të hequr nga vetingu, në listat e presidentit si “luftëtar i lirisë dhe i integrimit”

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mandati i tretë qeverisës është një stacion për të konfirmuar vazhdimin e punëve të nisura.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Tiranës, Rama tha se: Fitohet beteja e drejtësisë pa mandatin e tretë tonin, fitohet dot? Fitohet dot me mandatin e 5 të PD-së?”. Ajo që pamë javës që shkoi me gjykatësen e Krujës, me mjekun,  shef i pavjonit, të kthehet në një ngjarje që nuk është një ngjarje në 100 vjet, por që ndodh sa herë duhet goditur korrupsioni, sa herë duhet goditur e keqja. Fitohet dot? Fitohet dot beteja me drejtësinë me këta që bëjnë takime me prokurorët dhe gjykatësit e hequr nga vetingu dhe që i turren edhe SPAK-ut mbasi del vendimi për arrestimin e gjykatëses së Krujës”.

“ Fitohet me këta që do t’i shikoni, do t’i keni edhe nëpër lista. Sidomos te lista e presidentit. Nuk do të çuditem fare po të shoh ndonjë prokuror që e ka hequr vetingu të shfaqet si “luftëtar i lirisë dhe i integrimit”. Por edhe në mos qofshin në lista, janë një nga grupet me aktive”, theksoi Kryeministri Rama.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Portugalia zgjat pezullimin e fluturimeve me Brazilin dhe Britaninë e Madhe
Artikulli tjetërGjykata vendos “Arrest me burg” për gjyqtaren e Krujës dhe mjekun Prifti