Ballina Bota

GJERMANI – Berlini mirëpret pezullimin e tërheqjes së trupave amerikane

BERLIN, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane mirëpriti sot vendimi i qeverisë amerikane për të ndaluar tërheqjen e trupave nga Gjermania.

“Kemi qenë gjithmonë të bindur se vendosja e trupave amerikane këtu në Gjermani i shërben sigurisë europiane dhe transatlantike dhe për këtë arsye është në interesin tonë të përbashkët”, tha për gazetarët zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert.

Ai shprehu, gjithashtu, vlerësimin e Gjermanisë për dekadat e bashkëpunimit ushtarak me forcat amerikane në NATO.

Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi dje pezullimin e ridislokimit të planifikuar të trupave nga Gjermania, i njoftuar nga paraardhësi i tij, Donald Trump, në mes të përplasjeve të shpeshta me Berlinin për shpenzimet e mbrojtjes dhe çështje të tjera./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Do kandidoj në Tiranë. Rindërtimi nuk do të mbetet peng i axhendës politike
Artikulli tjetërAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 10 fluturime të konfirmuara për të shtunën