Ballina Bota

NJU JORK – Një kongresmen sërish pozitiv me Covid-19 edhe pas dy doza vaksine

NJU JORK, 31 janar /ATSH-DPA/ – Kongresmeni amerikan, Stephen Lynch u testua pozitiv me Covid-19 edhe pse kishte bërë dy doza të vaksinës së antikoronavirusit.

”Një zëdhënëse e demokratëve të Masaçusetsit, chusetts Demokrat, e cila mori pjesë në betimin e presidentit Joe Biden, javën e kaluar, konfirmoi diagnozën e tij dhe statusin aktual asimptomatik”, raporton CNN.

“F. Lynch rezultoi pozitiv, pasi një anëtar i stafit në zyrën e kongresmenit në Boston kishte rezultuar pozitiv në fillim të javës”, tha zëdhënësja Molly Rose Tarpey.

”Lynch, i cili synon të votojë me prokurë në Kongres javën e ardhshme, mori dozën e tij të dytë të Pfizerit dhe u testua negativ për sëmundjen, para se Biden të betohej më 20 janar”, sipas Tarpey.

Ajo nuk dha detaje kur kongresmeni mori secilën nga dozat e vaksinës./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdoka për ATSH: Koalicioni opozitar në zgjedhje me dy lista
Artikulli tjetërZgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi apel qytetarëve: Rinovoni dokumentin e identifikimit biometrik