Ballina Flash

I moshuari nga Përmeti fitoi betejën me COVID: Fjalët më të mira për mjekët e infermierët në QSUT

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro përcolli sot një tjetër dëshmi nga një i moshuar nga Përmeti që falë kujdesit të mjekëve ia doli të fitojë betejën kundër COVID-19.

“Nuk mund të mos ia plotësoja dëshirën Nokes që jeton këtu në fshatin Kanikol të Përmetit në rrëzë të Nemërçkës, për të dërguar një mesazh që i del nga zemra. Një falënderim të madh nga zemra e sytë që i shkrepëtijnë për mjekët e gjithë personelin mjekësor të QSUT që i shpëtuan jetën pas 25 dite beteje kundër COVID-it, dhe e kthyen shëndoshë e mirë në shtëpi pranë Margaritës”, tha Kumbaro, ndërsa ndau dëshminë e të moshuarit.

Ai falënderon tërë ata mjekë e infermierë që iu gjetën 24 orë në këmbë. “Fjalët nga më të mirat, ta dinë të gjithë ata që nuk e njohin. Shteti ka bërë shtet edhe këtu”, thotë ai. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDardhë/ Pista e skive, vizioni e puna e palodhur e familjes Tasho krijon destinacion special turistik
Artikulli tjetërKushte optimale në shkollën “5 Dëshmorët” në Ksamil/ Mundësohet sistem ngrohjeje më cilësor