Ballina Flash

Kushte optimale në shkollën “5 Dëshmorët” në Ksamil/ Mundësohet sistem ngrohjeje më cilësor

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “5 Dëshmorët” në bashkinë Ksamil është rikonstruktuar me të gjitha standardet duke ofruar kushte optimale për të gjithë fëmijët që mësojnë aty.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj vizitoi nga afër ambjentet e kësaj shkolle dhe u njoh me investimin e kryer, ndërsa tha se “540 fëmijët e shkollës 9-vjeçare “5 Dëshmorët” në Ksamil tashmë do të mësojnë në mjedise me ngrohje më cilësore”.

“Falë bashkëpunimit me një nga bankat në vendin tonë, mundësuam përmirësimin e kushteve të ngrohjes, një zgjidhje e shpejtë dhe praktike në këto ditë të ftohta dimri”- thekson Denaj.

Sipas saj, investimet në infrastrukturën arsimore kanë përmirësuar ndjeshëm kushtet në shkollat e vendit dke ofruar komoditet dhe ambjente bashkëkohore sipas standardeve më të mira. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI moshuari nga Përmeti fitoi betejën me COVID: Fjalët më të mira për mjekët e infermierët në QSUT
Artikulli tjetërBRUKSEL – Von der Leyen: Bisedime konstruktive me Johnson për eksportin e vaksinave