Ballina Bota

GJERMANI – Burgim i përjetshëm për neonazistin që vrau politikanin pro migrantëve Luebcke

BERLIN, 28 janar /ATSH-DPA/ – Ekstremisti i krahut të djathtë, Stephan Ernst u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Walter Luebcke, një politikan pro refugjatëve, vdekja e të cilit në vitin 2019 tronditi Gjermaninë.

Ernst ka të ngjarë të kalojë të paktën 15 vjet në burg për shkak të peshës së krimit, vendosën gjykatësit në Gjykatën e Lartë Rajonale të Frankfurtit, të cilët rezervuan të drejtën për ta mbajtur 47-vjeçarin në paraburgim për një kohë edhe më të gjatë.

Gjykata e shpalli fajtor Ernst, i cili qëlloi Luebcke në kokë më 2 qershor 2019.

Luebcke, një anëtar i demo-kristianëve të kancelares Angela Merkel (CDU) i cili drejtoi qeverinë lokale në Kassel, besohet të ketë qenë në shënjestër për mbështetjen e tij për migrantët. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu në Kuvend: Kemi kontraktuar doza vaksinimin për 800 mijë qytetarë, duke filluar me grupet prioritare
Artikulli tjetërMbrojtja e të dhënave personale/ Dervishi për ATSH: Zyra e Komisionerit, rol të rëndësishëm në garantimin e kësaj të drejte dhe lirie themelore