BERLIN, 28 janar /ATSH-DPA/ – Ekstremisti i krahut të djathtë, Stephan Ernst u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Walter Luebcke, një politikan pro refugjatëve, vdekja e të cilit në vitin 2019 tronditi Gjermaninë.
Ernst ka të ngjarë të kalojë të paktën 15 vjet në burg për shkak të peshës së krimit, vendosën gjykatësit në Gjykatën e Lartë Rajonale të Frankfurtit, të cilët rezervuan të drejtën për ta mbajtur 47-vjeçarin në paraburgim për një kohë edhe më të gjatë.
Gjykata e shpalli fajtor Ernst, i cili qëlloi Luebcke në kokë më 2 qershor 2019.
Luebcke, një anëtar i demo-kristianëve të kancelares Angela Merkel (CDU) i cili drejtoi qeverinë lokale në Kassel, besohet të ketë qenë në shënjestër për mbështetjen e tij për migrantët. /os/
