FOKUS – Bilanci i COVID-19 në botë

PARIS, 26 janar /ATSH-AFP/ – Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën  2 129 368  të vdekur në botë që kur Kina njoftoi shfaqjen e sëmundjes në dhjetor 2019, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 99 144 230 raste infektimi janë diagnostikuar zyrtarisht që prej fillimit të pandemisë.

Shifrat bazohen në bilancet e komunikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore të çdo vendi.

Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e fundit janë SHBA-ja me 1 760 të vdekur, Britania e Madhe 610 dhe Brazili 592.

SHBA-ja është një prej vendeve më të prekura si për nga numri i të vdekurve ashtu dhe për nga numri i rasteve, me 419 220 të vdekur për 25 127 573 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 217 037 të vdekur dhe 8 884 577 raste, India me 153 470 të vdekur dhe 10 667 736 raste, Meksika me 149 614 të vdekur dhe 1 763 219 raste dhe Britania e Madhe me 97 939 të vdekur me 3 647 463 raste.

Mes vendeve më të prekura rëndë, Belgjika është ajo që ka regjistruar më shumë të vdekur në raport me popullsinë, me 179 të vdekur për 100 000 banorë, e ndjekur nga Sllovenia me 162 të vdekur, Republika Çeke me 144 të vdekur, Britania e Madhe me 144 të vdekur, Bosnja me 138 të vdekur dhe Italia me 141 të vdekur.

Europa numëronte dje në orën 11:00 GMT 699 965 të vdekur për 32 075 371 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 573 797 të vdekur për 18 210 181 raste, SHBA dhe Kanadaja 438 287 të vdekur për 25 874 233 raste, Azia 235 596 të vdekur për 14 941 122 raste, Lindja e Mesme 95 472 të vdekur për 4 569 336 raste, Afrika 85 306 të vdekur për 3 442 365  raste dhe Oqeania 945 të vdekur për 31 624 raste./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.