Ballina Flash

Ditë e veçantë në shërbimin e radioterapisë, 10-vjeçari fiton betejën me tumorin në sistemin nervor

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Ardenisi, 10-vjeçari nga Burreli, pas një beteje të vështirë me tumorin në sistemin nervor ka arritur ta fitojë atë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manatirliu, tha sot se kjo u bë e mundur falë profesionalizmit dhe përkushtimit të pashoq të dr. Arturit, dr. Orgesit dhe të gjithë ekipit fantastik të neurokirurgjisë dhe radioterapisë në QSUT.

“Pas mundimit të gjatë për Ardenisin e vogël në betejën e vështirë me tumorin në sistemin nervor, ndërhyrjes delikate në neurokirurgji dhe përfundimit të një trajtimi kompleks me radioterapi në spitalin onkologjik, 10-vjeçari nga Burreli ka arritur të fitojë një betejë të rëndësishme në luftën kundër kancerit”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “sot ishte një ditë e veçantë në shërbimin e radioterapisë, pasi stafi mjekësor i kishte përgatitur një surprizë për ditëlindje Ardenisit të vogël, që këtë 10 vjetor e festoi ndryshe, me lajmin e mirë të përfundimit me sukses të trajtimit kompleks në spitalin onkologjik në Tiranë”.

/k.s//a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – PBB bie 2,6%
Artikulli tjetërAmbasadorja Kim, takim me Celibashin: Zbatim në kohë dhe mënyrë efikase i identifikimit biometrik