Ambasadorja Kim, takim me Celibashin: Zbatim në kohë dhe mënyrë efikase i identifikimit biometrik

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u takua sot me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe zëvendëskryetaren Lealba Pelinku për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 25 prill.

Gjatë takimit ambasadorja Kim nënvizoi nevojën për të zbatuar në kohë dhe mënyrën efikase identifikimit biometrik dhe masa të tjerë të nevojshme.

Duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar kryetarëve të partive, ajo kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar.

Ambasadorja Kim nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër.

Në këtë drejtim, ajo përmendi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor. Këto përcaktime mbeten në fuqi.

Ata ranë dakord që KQZ-ja duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për të mundësuar ndjekjen penale të shkeljeve, por së pari, për t’i parandaluar shkeljet, përfshirë duke zbatuar masa për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave.

“Shtetet e Bashkuara mbeten një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndërsa ata punojnë për një demokraci më të mirë, udhëheqës më të mirë dhe një të ardhme më të mirë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.