Ballina Bota

BRITANI E MADHE – NHS: Pranimet në spitale janë rritur me 20%

LONDËR, 14 janar /ATSH-DPA/ – Shkalla e pranimit në spitalet e Anglisë për pacientët COVID-19 u rrit me 20 % në dhjetor, më shumë sesa gjatë pikut të valës së parë të epidemisë në vend, sipas shifrave të lëshuara sot nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS).

“Gati 23 000 persona të diagnostikuar me COVID-19 po trajtoheshin në spitale në fund të dhjetorit”, tha Drejtori mjekësor i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, profesor Stephen Poëis.

“Aktualisht, ka rreth 13 000 më shumë pacientë në spital me COVID-19 në të gjithë vendin, sesa në prill”, shtoi ai.

Një total prej 242 307 pacientësh pozitivë me koronavirusin e ri janë trajtuar nga NHS në Angli që nga fillimi i epidemisë.

Shifrat u botuan në të njëjtën ditë që farmacitë në Angli filluan shpërndarjen e vaksinave COVID-19 për pacientët, si pjesë e një përpjekjeje për të shpejtuar numrin e personave që imunizohen kundër sëmundjes./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLlogaridhënia dhe transparenca/ Bushati: Përpjekjet antikorrupsion, çelësi për zhvillimin e mëtejshëm të vendit
Artikulli tjetërNjë algoritëm parashikon mutacionet e COVID-19