Ballina Bota

”BILD” e cilëson Ramën fitues. Merkel e inkurajon për dialogun Turqi-Greqi

TIRANË, 13 janar /ATSH/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka inkurajuar personalisht kryeministrin Edi Rama për përpjekjet e tij për të mbledhur në një tryezë të përbashkët dialogu krerët shtetërorë të Turqisë dhe Greqisë, sipas gazetës gjermane ”BILD”.

”Kancelarja Merkel e inkurajoi personalisht atë! Edi Rama, 56 vjeç, kryeministri i Shqipërisë, po përpiqet të mbledhë rreth një tryeze të përbashkët dialogu krerët që grinden të Turqisë dhe Greqisë. Arsyeja: Ka të bëjë me mosmarrëveshjet për ishujt në detin Egje, që kohët e fundit janë përshkallëzuar”, shkruan ”BILD”.

”Rama është ndërtues i urave të bashkëpunimit”, thekson gazeta.

”BILD” e ka publikuar këtë lajm në rubrikën “Fitues dhe humbës”, ku kryeministrin Edi Rama e cilëson fitues./ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshjet e dëborës/ Bashkia e Pukës vijon kriposjen e akseve rrugore
Artikulli tjetërSPANJË – Rekord infektimesh, 39 000 raste të reja në 24 orët e fundit