TIRANË, 13 janar/ATSH/ Bashkia e Pukës po vijon punën mbrëmjen e sotme për kriposjen e akseve rrugore Qafë Qerreti – Qelëz dhe Qafë Qerreti – Qerret.
Teksa temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme duke krijuar shtresa të rrëshqitshme mbi trupin e rrugës, punonjësit e bashkisë po hedhin kripë në rrugë.
Bashkia e Pukës shprehet se është domosdoshmëri që gjatë ditëve në vijim drejtuesit e mjeteve të mos lëvizin pa praninë e elementëve teknikë që ndihmojnë automjetet për lëvizje në terrene të rrëshqitshme.
Gjatë ditës së sotme bashkia e Pukës ka vijuar gjithashtu punën për rikthimin në normalitet të akseve rurale në njësinë administrative Luf-Qerret.
/k.s/a.a/r.e/