Ballina Bota

UASHINGTON – Kongresi voton për fajësimin e Trump

UASHINGTON, 13 janar /ATSH-AFP/ – Një shumicë e zyrtarëve të zgjedhur nga Dhoma e Përfaqësuesve votuan sot për të paditur zyrtarisht Donald Trump për nxitje të dhunës në Capitol Hill, duke hapur rrugën për një gjyq të dytë historik të Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Të gjithë demokratët dhe 10 republikanët votuan në favor të këtij fajësimi të dytë historik në një kryeqytet federal nën tension të lartë.

Në total, aktakuza mori 232 vota kundër 197.

Donald Trump bëhet kështu presidenti i parë i SHBA-së që akuzohet për herë të dytë nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila e dërgoi atë në gjyq në Senat për nxitje të kryengritjes gjatë sulmit të Kapitolit nga mbështetësit e tij.

Gjyqi i Donald Trump, nga senatorët, është planifikuar të zhvillohet pasi ai të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZhvillohen nanoantitrupat që bllokojnë COVID-19
Artikulli tjetërReshjet e dëborës/ Bashkia e Pukës vijon kriposjen e akseve rrugore