Ballina Flash

Zhvillohen nanoantitrupat që bllokojnë COVID-19

BON, 13 janar /ATSH-ANSA/ – Shkencëtarët kanë zhvilluar disa nanoantitrupa të rinj, që janë shpresa për një terapi të re të mundshme antiCOVID-19, sipas një studimi të botuar në revistën “Science”.

Puna shkencore u krye nga studiues suedezë të Institutit “Karolinska”, në bashkëpunim me ata nga Universiteti i Bonit dhe Instituti i Kërkimeve “Scripps” i Kalifornisë.

Këta nanoantitrupa, të zhvilluar duke punuar fillimisht me kafshët, parandalojnë hyrjen e virusit në qeliza dhe duket se funksionojnë edhe nëse ky i fundit pëson mutacione.

Një kompani nga Universiteti i Bonit do t’i testojë së shpejti nanoantitrupat në një provë klinike njerëzore./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Deficit buxhetor rekord nga tetori në dhjetor
Artikulli tjetërUASHINGTON – Kongresi voton për fajësimin e Trump