Ballina Ekonomi

Situata e furnizimit me energji/ OSHEE: Të gjithë hidrovorët janë në punë

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq, OSHEE njoftoi mbi situatën e furnizimit me energji elektrike të gjithë hidrovorëve në vend, të cilët aktualisht janë në punë.

“Nga raportimi i orës 13:30 prej grupit të gatishmërisë OSSH qendër, mësohet se janë vendosur në punë linjat elektrike që furnizojnë me energji hidrovorët e Volorekës (Pogradec), Grykëzezë dhe Gocaj (Lezhë)”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, OSHEE deklaron se “të gjitha linjat 35 kV dhe fiderat 20/10/6 kV që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë ne punë, në skemë normale furnizimi me energji elektrike”.

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë gjatë dy ditëve të fundit pjesën më të madhe të vendit, duke krijuar probleme në disa zona.

OSHEE njofton se është në gatishmëri për riparimin në kohë të të gjitha defekteve të shkaktuara nga moti i keq.

/m.m//a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ 321 raste të reja me COVID-19 dhe 5 humbje jete
Artikulli tjetërMoti i keq/ Verdho: Përdoruesit e mjeteve të përdorin goma dimri