TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ -Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryeministri Erion Braçe, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi ishte sot pranë shkollës nëntëvjeçare Shënepremte, Divjakë.
“Shënepremte, Divjakë -Shkolla e rilindur nëntëvjeçare u ofron nxënësve e mësuesve kushte optimale, pas dekadash rrënimi e braktisjeje”, u shpreh kryeministri Rama.
Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi tha se, “kjo ndërtesë është e gjitha e ndërtuar e re. Shkolla e vjetër ishte rrënojë. E njëjta gjë siç kanë qenë gjithë shkollat e tjera me banjot të gjitha jashtë. Tani është një tjetër standard. Është bërë rikonstruksion i të gjithave, banjot brenda, ngrohjet”.
Kokoneshi u shpreh se, “shkolla ka dhe terrene sportive, ka fushë basketbolli dhe volejbolli. Për një fshat që është me afërsisht 1800 banorë është i mjaftueshëm edhe për ta pasur si aktivitet jashtë orarit të mësimit”.
Kryeministri Rama inspektoi edhe kopshtin që është ndërtuar i pavarur nga pjesa tjetër. /j.p/























