Ballina Bota

UASHINGTON – Biden: Sulmi kibernetik ndaj SHBA-së nuk mund të mbetet pa përgjigje

UASHINGTON, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ – Sulmi i gjerë kibernetik që i atribuohet Rusisë dhe që synonte agjencitë qeveritare në SHBA dhe disa zyrtarë të lartë, nuk mund të mbetet pa përgjigje, tha sot presidenti i zgjedhur, Joe Biden, duke denoncuar mosveprimin e presidentit Donald Trump.

“Ne nuk mund ta lëmë këtë pa përgjigje. Duhen marrë vendime të rëndësishme kundër atyre që janë përgjegjës për t’u kërkuar llogari”, u shpreh ai.

Biden nuk harroi të theksonte që ky sulm kishte ndodhur nën mbikëqyrjen e Trump, ndërkohë që ai nuk po shikonte./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Rihapje e kufizuar e lëvizjeve me Britaninë e Madhe
Artikulli tjetërShkolla e rilindur nëntëvjeçare Shënepremte, Divjakë/ Kushte optimale, pas dekadash braktisjeje