Ballina Flash

Kamera në rrugët e Matit/ Kryebashkiaku Malaj: Rritje e sigurisë publike për banorët

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Bashkia e Matit ka zbatuar projektin për monitorimin me kamera sigurie në të gjitha kryqëzimet e qytetit të Burrelit si dhe në disa institucione publike që ndodhen në juridiksionin e saj.

Salla operative për monitorimin e pamjeve filmike ndodhet në zyrën e Policisë Bashkiake, gjithashtu po punohet për vendosjen e një salle monitorimi edhe në Komisariatin e Policisë Mat.

Kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj, u shpreh se vendosja e këtyre kamerave ka si qëllim rritjen e sigurisë publike në parametrat më të mirë të mundshëm.

Po ashtu është ndërtuar edhe një aplikacion, i cili identifikohet nëpërmjet programit “Play Store”, ku kërkohet me emrin bashkia Mat. Ky aplikacion do të shërbejë për ofrimin e shumë informacioneve online, për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të informohen rreth bashkisë Mat dhe Matit në tërësi.

Kjo iniciativë është ndërmarrë falë bashkëpunimit të bashkisë Mat dhe Komisariatit të Policisë së këtij qyteti./k.s//a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBonus për kamionët elektrikë
Artikulli tjetërCOVID-19 – Zvicra mbyll vendet kulturore dhe objektet sportive