TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Berati, qyteti i “një mbi një dritareve”, është zbukuruar me drita shumëngjyrëshe, duke sjellë atmosferën e ngrohtë të festave të fundvitit për qytetarët.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga qyteti i Beratit, ku shihet se si rrugët e tij janë mbushur plot me drita dhe me zbukurime festive.
Dritat e zbukurimeve të vendosura në pedonalen e qytetit, në të dyja Urat e Goricës, pema në qendër të qytetit dhe instalacione të ndryshme dritash, e bëjnë qytetin e Beratit më të shndritshëm se asnjëherë më parë, në prag të festave të fundvitit.
Në kushtet e një viti të pazakontë të krijuar nga pandemia botërore, zbukurimet e qytetit krijojnë atmosferën e ngrohtë të festave, duke përcjellë mesazhe shprese te qytetarët.
/m.m//a.a/r.e/























