Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOTO/ Berati, qyteti i “Një mbi një dritareve” ndriçohet nga dritat festive

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Berati, qyteti i “një mbi një dritareve”, është zbukuruar me drita shumëngjyrëshe, duke sjellë atmosferën e ngrohtë të festave të fundvitit për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga qyteti i Beratit, ku shihet se si rrugët e tij janë mbushur plot me drita dhe me zbukurime festive.

Dritat e zbukurimeve të vendosura në pedonalen e qytetit, në të dyja Urat e Goricës,  pema në qendër të qytetit dhe instalacione të ndryshme dritash, e bëjnë qytetin e Beratit më të shndritshëm se asnjëherë më parë, në prag të festave të fundvitit.

Në kushtet e një viti të pazakontë të krijuar nga pandemia botërore, zbukurimet e qytetit krijojnë atmosferën e ngrohtë të festave, duke përcjellë mesazhe shprese te qytetarët.

/m.m//a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version