SHBA – Tina Flournoy shefja e re e stafit të Harris

UASHINGTON, 4 dhjetor /ATSH-DPA/ – Zëvendëspresidentja e zgjedhur amerikane,  Kamala Harris zgjodhi Tina Flournoy, e cila ka shërbyer si shefe e stafit të ish-presidentit Bill Clinton, për të udhëhequr zyrën e saj, pasi ajo dhe Biden të betohen muajin e ardhshëm, njoftoi ekipi i saj i tranzicionit.

Flournoy do të drejtojë një zyrë ku punësimet deri tani janë të gjitha gra dhe kryesisht me ngjyrë.

Ekipi tha gjithashtu se Rohini Kosoglu, një ish-shefe e stafit në zyrën e Senatit të Harris, do të shërbejë si këshilltare e saj për politikën e brendshme.

Nancy McEldowney, një ish-ambasadore e SHBA në Bullgari, do të jetë këshilltarja e saj e sigurimit kombëtar.

Flournoy është afrikano-amerikane. Kosoglu është me origjinë nga Azia Jugore./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.