Lamborghini ”Diablo” ”feston” 30-vjetorin

BOLONJE, 4 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Lamborghini ”Diablo”, një nga makinat më ikonike në historinë e modeleve të saj super sportive, feston 30 vjetorin.

Historia e asaj që do të bëhej ”Diablo” fillon në vitin 1985, me emrin e projektit ”kodi 132”, me synimin për ta vendosur në krye të markës së Lamborghinit.

Linja është rezultat i një projekti nga Marcello Gandini, që më pas u rishikua pjesërisht nga qendra e stilimit ”Chrysler”, e cila në ndërkohë u bë aksioneri i mazhorancës së Lamborghinit.

”Lamborghini ‘Diablo’ me një shpejtësi maksimale prej 325 km/h është zyrtarisht makina më e shpejtë e shitur në botë”, theksoi kompania.

”Diablo” u prodhua në numrin më të madh të ekzemplarëve 2 903.

Mbeti në prodhim deri në 2001, kur u pasua nga ”Murciélago”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.