Banorët e rrugës “Vorbsi”, kushte më të mira infrastrukturore

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Ekipi i terrenit në bashkinë e Tiranës po kryen punime në rrugën “Vorbsi” në njësinë 13, në mënyrë që banorët që jetojnë në këtë lagje, por sidomos fëmijët të kenë kushte më të mira infrastrukturore.

I gjithë segmenti rrugor po pajiset me rrjetin e ri të ujësjellësit, duke garantuar kështu furnizim me ujë të pijshëm me të gjithë parametrat dhe cilësinë e duhur.

Gjithashtu në rrugë po hidhen shtresa asfaltike, po sistemohet trotuari, duke u pajisur edhe me ndriçim, në mënyrë që kalimtarët të jenë më të sigurtë.

Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrugët dhe rrugicat e lagjeve, për t’iu mundësuar banorëve të kryeqytetit kushte sa më mira./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.