Ballina Aktualitet

Dëbora e parë mbulon majat e Gjallicës e Koritnikut si dhe fshatrat e Shishtavecit/ Kuçana për ATSH-në: Gati mirëmbajtja e rrugëve

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë qytetet veriore të vendit, Kukësit, Hasit dhe Tropojës, në lartësitë 400 m mbi nivelin e detit.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, tha sot për ATSH-në se “në orët e para të mëngjesit të sotëm mali i Gjallicës dhe i Koritnikut u mbuluan nga dëbora, ndërkohë që reshjet kanë përfshirë edhe fshatrat e zonës së Shishtavecit”.

Sipas tij, deri tani nuk ka probleme apo bllokim të rrugëve.

“Firmat e mirëmbajtjes së rrugëve kanë hedhur kripë në rrugë, megjithëse ende nuk ka dëborë në to. Por për t’i paraprirë reshjeve janë marrë të gjitha masat për kriposjen e rrugëve”, – theksoi Kuçana.

Prefekti tha se “në akset rrugore kombëtare qarkullimi vijon normalisht në të gjithë qarkun e Kukësit”, – shtoi Kuçana.

Ulja e temperaturave gjatë ditës së sotme është shoqëruar me reshje dëbore në veri të vendit në lartësitë mbi 400 metra.

Sipas Shërbimit Meteorologjik vendi ynë do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët. Në verilindje dhe lindje reshje bore me intensitet të ulët në orët e mëngjesit. Më tej ndërprerje të reshjeve të shiut dhe të borës. /k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Kalifornia rekord pandemik, spitalet në vështirësi
Artikulli tjetër“Fjalë të çmuara”/ Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnija