Ballina Aktualitet

Bardhi: Në 8 vite pushtet, Rama nuk i ofroi asgjë shqiptarëve

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas deklaratave të Ramës në Fier në aktivitetin “Deputeti që duam”.

Bardhi u shpreh se në një orë fjalim Rama përsëriti të njëjtat gënjeshtra, duke u shfaqur edhe njëherë si një Kryeministër pa ide dhe pa bilanc.

“Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër dhe 23 vjet në politikë nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim”, theksoi Bardhi.

“Socialistët e ndershëm e duan Shqipërinë dhe zhvillimin e vendit, prandaj më 25 prill do ta refuzojnë masivisht”, theksoi Bardhi. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – COVID-19 fut në kaos edhe spitalet austriake
Artikulli tjetërZgjedhjet e 25 prillit/ Miratohet lloji dhe karakteristikat teknike të sistemeve dhe pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik