Ballina Aktualitet

MEPJ: Qeveria greke shtyn deri më 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën me dije se duke marrë shkas nga të dhënat e fundit epidemiologjike, qeveria greke ka vendosur t’i shtyjë deri më 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë.

Sipas MEPJ, deri atëherë, të gjithë personave që udhëtojnë në Greqi do t’u kërkohet të kenë rezultat negativ të testit molekular (PCR) për COVID-19, i kryer deri në 72 orë para hyrjes së tyre në Greqi.

Sikurse informon MEPJ, certifikatat e testit RT-PCR duhet të jenë të shkruara në anglisht dhe të mbajnë emrin dhe pasaportën /numrin e identitetit kombëtar të udhëtarit. Ndërsa, për fëmijët nën 10 vjeç ky test nuk do të jetë i detyrueshëm.

Gjithashtu, të gjithë udhëtarët do të duhet të plotësojnë dhe paraqesin formularin e tyre PLF dhe mund t’i nënshtrohen testimit të rastësishëm pas mbërritjes në kufirin grek. Pas kalimit në vendin fqinj, udhëtarët do të duhet të vetizolohen për 7 ditë.

/k.s//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë fragment komete shpërthen mbi Adriatik
Artikulli tjetërCOVID-19/ Trajnohen 345 mjekë dhe infermierë nga spitalet dhe qendrat shëndetësore në të gjithë vendin