Ballina Bota

DANIMARKË – Kryeministrja Frederiksen në karantinë për shkak të Covid-19

KOPENHAGË, 4 nëntor /ATSH-DPA/ – Kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe disa anëtarë kryesorë të qeverisë janë futur në izolim, deklaroi zyra e tij pas konfirmimit që ministri i Drejtësisë rezultoi pozitiv me Covid-19.

Ministri i Drejtësisë, Nick Haekkerup u izolua në shtëpi dhe deklaroi se kishte simptoma si kollë dhe ethe.

Javën e kaluar ai u takua me Frederiksen dhe disa anëtarë të tjerë të qeverisë dhe ligjvënës.

Frederiksen u karantinua në pritje të rezultatit.

Sipas zyrës së kryeministres, rregullat e distancimit shoqëror ishin respektuar edhe kur takoi Haekkerup./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunimet e Kuvendit, Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin
Artikulli tjetërKryemadhi me banorët e Kombinatit: Problem kryesor i Rindërtimit, tjetërsimi i pronave