TIRANË, 4 nëntor/ATSH – I. Vata/ Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, shqyrtoi dhe miratoi sot kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 9 – 27 nëntor 2020.
Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 16,19 dhe 26 nëntor.
Në përfundim të mbledhjes, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tërhoqi vëmendjen për zbatimin më rigoroz të protokolleve të mbrojtjes nga pandemia Covid-19 në veprimtaritë parlamentare.
Mbledhja u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik Cisco Webex. /j.p/r.e/













