Ballina Flash

Hidhet shorti për kalendarin e Kategorisë Superiore U-21

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Sezoni 2020-2021 do të përkojë edhe me fillimin e kampionatit të parë kombëtar të skuadrave U-21.

Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit për krijimin e këtij kampionati tashmë është materializuar me 13 skuadra që do të jenë pjesëmarrëse në këtë edicion.

Në “Air Albania Stadium” u hodh sot shorti për këtë kategori. Në prani të përfaqësuesve të klubeve, specialistët e sektorit të garave, Eraldi Shera dhe Endi Hyka, njohën klubet me rregulloret e këtij kompeticioni dhe hodhën shortin për 26 javët e aktivitetit më të ri futbollistik në vend.

Edicioni fillon mesjavën e ardhshme me këto çifte të javës së parë:

Kukësi-Apolonia

Bylis-Tirana

Laçi-Dinamo

Teuta- Vllaznia

Shënkolli-Football Republic

Akademia e Futbollit-Kastrioti

(Turbina pushim javën e parë)

/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetëdeklarimi i burimeve të pasurisë/ OFL u dërgon formularin 4 të dënuarve për vepra penale në Tiranë
Artikulli tjetërReforma në drejtësi/ 7.5 miliardë lekë në projektbuxhetin 2021