Ballina Bota

BRUKSEL – Scholz: Të përfundojnë sa më parë negociatat për paketën e rimëkëmbjes së BE-së

BRUKSEL, 3 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz bëri sot thirrje për një përfundim sa më të shpejtë të negociatave mbi paketën e rimëkëmbjes së BE-së, përpara bisedimeve me homologët e tij të zonës euro.

“Ndërsa qeveritë europiane zbatojnë kufizime drastike kundër COVID-19, është po aq e rëndësishme të dërgosh një sinjal të fortë uniteti dhe perspektive të qartë për rimëkëmbjen ekonomike dhe të ardhmen e Europës”, tha ai në një videomesazh.

Buxheti i planifikuar i BE-së dhe paketa e rimëkëmbjes prej 1,8 trilionë eurosh mori miratimin nga liderët e Bllokut në korrik dhe pritet të hyjë në funksionon në janar.

Kjo paketë është ende në pritje të miratimit nga Parlamenti Europian, ku deputetët po bëjnë presion të madh për më shumë fonde në disa zona./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – 353 viktima, mbi 28 mijë raste ditore me COVID-19
Artikulli tjetërAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 11 fluturime të konfirmuara për të mërkurën