TIRANË, 3 nëntor /ATSH – I. Vata/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, njoftoi të martën për 11 fluturime të konfirmuara për ditën e mërkurë, 4 nëntor.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.
Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkurë janë:⠀
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
/a.a//r.e/























