Ballina Bota

TURQI – Erdogan: Do t’i zgjerojmë kërkimet për rezerva energjie në Mesdheun lindor

STAMBOLL, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Turqia do të rifillojë kërkimet për rezerva energjie me një anije të tretë kërkimi në Mesdheun lindor, njoftoi sot presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Greqia nuk arriti t’i mbajë premtimet e saj në bisedimet e fundit, që synonin zbutjen e tensioneve”, akuzoi ai.

“Një anije e tretë, “Yavuz”, do të kthehet në zonë e shoqëruar nga marina, pas procesit të mirëmbajtjes”, shtoi Erdogan.

Anija turke e kërkimit të gazit “Oruc Reis” rinisi sot kërkimet në ujërat e diskutueshme të Mesdheut lindor, duke u bërë anija e dytë aktive turke në zonë, pas “Barbaros Hayreddin Pasa”, aktualisht e vendosur në jug të Qipros./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 15 fluturime të konfirmuara për të enjten
Artikulli tjetërAmbasadorët e Rinj Europianë nga Shqipëria/ Soreca: Sillni ide të reja, flisni me të rinjtë