Ballina Flash

Ambasadorët e Rinj Europianë nga Shqipëria/ Soreca: Sillni ide të reja, flisni me të rinjtë

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca u takua sot me Ambasadorët e Rinj Europianë, të sapoemëruar nga Shqipëria.

Ambasadori Soreca bisedoi mbi aktivitetet e përbashkëta me këtë grup të ardhshëm udhëheqësish të talentuar të komuniteteve të tyre, vendit dhe BE-së.

“Ju tani jeni kolegët tanë, Ambasadorët e BE-së mes të rinjve të Shqipërisë. Mos hezitoni të sillni ide të reja. Unë shpresoj që ju të flisni me të rinjtë e Shqipërisë për atë që BE ka bërë tashmë dhe çfarë do të bëjë më shumë për ta, qytetarët e ardhshëm të BE”, iu drejtua atyre Ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Ekipi i ri i YEA përbëhet nga pesë Ambasadorë dhe pesë Atashe nga i gjithë Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Ata vijnë nga prejardhje të ndryshme, por të gjithë janë të interesuar të mësojnë rreth vlerave të Bashkimit Europian, të lidhen dhe të angazhohen me kolegët e tyre si në internet dhe jashtë linje, duke ndjekur talentet dhe pasionet e tyre dhe duke qenë zërat e brezit të tyre.

Më e rëndësishmja, YEA-të janë të hapura për të shkëmbyer ide dhe për të frymëzuar ndryshime brenda komuniteteve të tyre, rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe në të gjithë BE-në.

Ata do të përfshihen në aktivitete të tilla si webinars, platforma mësimore në internet, ngjarje virtuale, konferenca dhe ngjarje kulturore.

Ata do të marrin pjesë në udhëtime studimore në të gjithë BE dhe Ballkanin Perëndimor dhe do të përfshihen në të gjitha llojet e projekteve të veprimit krijues dhe shoqëror.

/gj.mima/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Erdogan: Do t’i zgjerojmë kërkimet për rezerva energjie në Mesdheun lindor
Artikulli tjetërGazsjellësi TAP/ Ambasadorja Kim: Strategjikisht e rëndësishme, e bën Shqipërinë pjesë integrale të arkitekturës rajonale të energjisë