Ballina Bota

FOKUS – Trump dhe Biden në debatin e parë presidencial

UASHINGTON, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA Donald Trump dhe kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden, do të përballen në debatin e tyre të parë televiziv përballë njëri-tjetrit.

Debati do të zhvillohet në Cleveland, Ohio, pesë javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Secili kandidat fillimisht do të ketë dy minuta për t’iu përgjigjur një pyetjeje, e cila mund të zgjidhet nga një listë e temave përfshirë ekonominë, trazirat civile dhe koronavirusin.

Të dy kandidatët ka të ngjarë të përfshihen në një debat të nxehtë mbi presionin e Trump për të zëvendësuar shpejt gjykatësen e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg.

Presidenti ka të ngjarë të përballet me pyetje edhe në lidhje me financat e tij pasi ”New York Times” raportoi se ai paguante pak taksa federale në vitet e fundit.

Integriteti zgjedhor është gjithashtu në rendin e ditës, pasi Trump kohët e fundit refuzoi të përfshihej në mënyrë të qartë në një tranzicion paqësor të pushtetit në rast të një humbjeje./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKim apel kandidatëve që duan të bëhen pjesë e BKH-së
Artikulli tjetërPORTRET – Joe Biden demokrati që synon të rrëzojë Trump