Ballina Aktualitet

Kim apel kandidatëve që duan të bëhen pjesë e BKH-së

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka apeluar sërish sot që kushdo që plotëson kushtet të aplikojë për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane thekson se është koha për të ndërmarrë veprime konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i BKH-së. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur dhe të ankoheni, por ngrihuni dhe veproni”, shprehet Kim. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKredia për ekonominë arriti vlerën e 25.5 miliardë lekë në gusht
Artikulli tjetërFOKUS – Trump dhe Biden në debatin e parë presidencial