Ballina Flash

“Të gjitha grupet e rrezikuara do të vaksinohen falas ndaj gripit stinor”/ Tomini: Prindërit të vaksinojnë në kohë fëmijët

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, deklaroi mëngjesin e së martës se vaksina e gripit do të jetë e disponueshme në ditët në vijim dhe rekomandohet aplikimi i saj tek grupet e riskuara.

Gjatë një interviste televizive, Tomini u shpreh se të gjitha grupet e rrezikuara do të vaksinohen falas. Po ashtu, ajo rekomandoi prindërit që të aplikojnë vaksinën tek fëmijët për t’i mbrojtur nga gripi sezonal.

“Vaksina e gripit rekomandohet për të gjitha grupmoshat e riskut. Në ditët në vijim do të jetë në disponim edhe vaksina për të gjithë popullatën kush është i interesuar por ndërkohë edhe nga Instituti i Shëndetit Publik dhe ministria e Shëndetësisë, të gjithë grupet e riskut do të mbështeten ose ndihmohen me aplikimin e vaksinës kundër gripit. Rekomandoj të gjithë prindërit me fëmijë deri në 5 vjeç të bëjnë aplikimin e vaksinës në kohën e duhur”, u shpreh Tomini.

“Vendimi për të kryer vaksinën është një vendim individual por është një rekomandim dhe një masë parandaluese ndaj Covid-19. Duke konsideruar që jemi të vaksinuar ndaj viruseve të tjerë që mban vaksina sigurisht që, do të jemi më të vëmendshëm nëse do të kemi shenja të Covid-19”, shtoi Tomini. z.tosku/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Festivali Ndërkombëtar “Vox Baroque”, tingujt e muzikës baroke mirëpriten nga publiku kryeqytetas
Artikulli tjetërElon Musk: Së shpejti bateria një milion milje për makinat