TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Bashkia e Durrësit ofron angazhimin maksimal për të mbështetur dhe zgjeruar shërbimet për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u uroi suksese për fillimin e vitit të ri shkollor, fëmijëve me aftësi të kufizuara që marrin shërbime në Qendrën e shërbimeve komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Fëmijëve iu dhuruan çanta dhe mjete shkollore, të cilat u mundësuan nga organizata “Save the Children”, e cila mbështet prej vitesh shërbimet e kësaj Qendre.
Sako theksoi edhe një herë angazhimin maksimal të bashkisë Durrës, për të mbështetur dhe zgjeruar shërbimet për fëmijët me aftësi të kufizuara.
/gj.mima//a.a//r.e/






















