Ballina Bota

RRIPI I GAZËS – Hamas njofton një armëpushim të ri me Izraelin

RRIPI I GAZËS, 31 gusht /ATSH-DPA/ – Grupi militant palestinez Hamas njoftoi një armëpushim të ri me Izraelin sot vonë, pas negociatave të ndërmjetësuara nga Katari.

“Të dy palët ranë dakord për një ulje të tensioneve dhe ndalimin e agresionit sionist kundër popullit tonë”, deklaroi zyra e Yehya al-Sinwar, kreut të Hamasit, në Rripin e Gazës.

Deklarata e al-Sinwar thekson se armëpushimi varet nga fillimi i projekteve të shumta në Rripin e Gazës, që do të përmirësojnë jetën e banorëve atje dhe do të ndihmojnë në minimizimin e disa prej problemeve të shkaktuara nga shpërthimi i COVID-19.

Nga pala izraelite nuk ka ende një konfirmim./ /ervo/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTeuta mposht Tiranën, fiton Superkupën e Shqipërisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/09/2020