TIRANË, 31 gusht /ATSH/ Teuta është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë pasi në në stadiumin “Elbasan Arena” mposhti 2-1 Tiranën.
Të dy golat janë shënuar nga Rubin Hebaj në minutën e 22 dhe 34. Ndërsa Tirana shënoi në pjesën e dytë me Julian Vrapin në minutën e 75.
Skuadra e Edi Martini luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Renato Arapi.
Ky është trofeu i dytë që Teuta i merr brenda një harku të shkurtër kohor Tiranës, pasi pak javë më parë e mposhti në Air Albania për Kupën e Shqipërisë.























