Ballina Bota

GJERMANI – Berlini paralajmëron kundër udhëtimeve në Bruksel

BERLIN, 21 gusht /ATSH-DPA/ – Kryeqyteti belg i Brukselit është shënjestra e fundit e një paralajmërimi udhëtimi nga qeveria gjermane, për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit atje.

“Kjo do të thotë se çdo udhëtar i ardhur kohët e fundit nga Brukseli është i detyruar të nënshtrohet një testi COVID-19 dhe të hyjë në karantinë derisa të dalë një rezultat negativ”, tha qeveria.

Paralajmërimi nxitet kur një rajon regjistron më shumë se 50 infeksione të reja për 100 000 banorë, në një periudhë shtatëditore./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Aplikacioni “Zoom” në ekranet inteligjente të “Google” dhe “Amazon”
Artikulli tjetërSpiropali uron kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut: Shqiptarët po dëshmojnë se janë faktor i pamohueshëm shtetformues